Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me qytën e një pistolete një 47-vjeçar, gjatë një konflikti në zonën e Laprakës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës 21:45, në rrugën “Eshref Frashëri”. Pas njoftimit për konfliktin mes dy personave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Policia arrestoi shtetasin Indrit Kallari, 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e një pistolete që e mbante pa leje shtetasin Arben Merkaj, 47 vjeç, banues në Laprakë. Gjatë veprimeve policore u sekuestrua arma e zjarrit, së bashku me krëhërin dhe fishekët. Ndërkohë, 47-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
