Analisti Fatmir Sheholli është marrë i pandehur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhit. Sipas Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione për institucionet e Kosovës dhe duke ua përcjellë ato zyrtarëve të shërbimit sekret serb.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa Sheholli vijon të mbahet në paraburgim. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur informacione dhe dokumente që lidhen me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua ka përcjellë zyrtarëve të shërbimit sekret serb përmes mesazheve telefonike. Top Channel

