Lajme Zone
Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete
BotëReport TV

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit autoritetet gjermane kanë arrestuar edhe ish-shefin e kabinetit të tij, Manfred D. Manfred D., 64 vjeç, akuzohet se për vite me radhë ka përdorur pozicionin e tij në BND për të siguruar dokumente të klasifikuara dhe për t’ia dorëzuar Hanningut në

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit autoritetet gjermane kanë arrestuar edhe ish-shefin e kabinetit të tij, Manfred D. Manfred D., 64 vjeç, akuzohet se për vite me radhë ka përdorur pozicionin e tij në BND për të siguruar dokumente të klasifikuara dhe për t’ia dorëzuar Hanningut në këmbim të pagesave. Sipas Prokurorisë Federale, marrëveshja mes tyre dyshohet se ka nisur në vitin 2010. LEXO edhe...Arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman, akuzohet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit Hetuesit dyshojnë se Manfred D. i ka dorëzuar Hanningut rreth 2 mijë dokumente, shumë prej të cilave përmbanin informacione konfidenciale të BND-së. Hanning, i cili drejtoi shërbimin gjerman të inteligjencës nga viti 1998 deri në 2005, dyshohet se e ka përdorur një pjesë të këtij informacioni për të përgatitur analiza për shërbime të huaja inteligjence, në kuadër të aktivitetit të tij privat si konsulent. Manfred D. akuzohet për ndihmë dhe bashkëpunim në tradhti ndaj shtetit dhe ndodhet në paraburgim. Të dy burrat njihen prej fundit të viteve ’90 dhe kanë punuar së bashku për shumë vite në BND dhe më vonë në Ministrinë e Brendshme. Autoritetet gjermane po hetojnë se kujt i janë përcjellë informacionet e klasifikuara dhe nëse ato kanë përfunduar në duart e shërbimeve të huaja. Ndërkohë, Azerbajxhani ka mohuar raportimet se Hanning mund të ketë pasur kontakte me një agjent të këtij shteti, duke deklaruar se hetimi nuk ka lidhje me Baku-n. A.C/ReportTv.al August Hanning Manfred D. BND gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4310 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?