Një incident është shënuar sot pranë Kryeministrisë, kur protestuesit janë rikthyer sërish aty pas marshimit, mes dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda. Aktivisti Edison Lika ka qëlluar (dyshohet me gurë) një makinë qeveritare disa metra pranë godinës së Kryeministrisë, në kryqëzimin përballë RTSH-së. LEXO edhe...Protesta masive në Francë, mësuesit: Gjendja në shkolla po rëndohet! Nga pamjet duket se Lika ka sulmuar makinën e kryeministrit Edi Rama, pasi ajo shoqërohej edhe nga një eskortë mjetesh të tjera. Para ‘Benzit’ që u sulmua, kaloi fillimisht një motor Policie, më pas një tjetër automjet dhe pas ‘Mercedesit’, edhe një fuoristradë. Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të aktivistit, duke bërë të mundur në një kohë të shkurtër arrestimin e tij. Gjatë tubimeve të përnatshme para Kryeministrisë, por edhe para godinës së Parlamentit kur ka seanca plenare janë regjistruar edhe episode të tjera të dhunshme ku disa protestues kanë sulmuar deputetët, efektivët dhe institucionet. R.Xh/ReportTv.al sulm Tirane kryeministria proteste protestat kunder qeverise edi rama Edison lika Komento Komente sali: 07/10/2026 23:02 Keta fashiste te mbiquajtur kriminele,Jane te gjithe tru shpelare te pa arsimuar,te papune e duan te shkaterojne shtetin .Te gjithe duhen nxjere jashte ligjit si Agimi i arte e te burgosen ata qe shkelin te drejtat e qytetareve Përgjigju Gerdeci: 07/10/2026 22:51 Nje plehre me pak neper bulevard. Përgjigju Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4364 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
