Franca është përfshirë nga një valë e gjerë protestash për arsimin, me mbi 250 mijë persona që dolën të martën në rrugët e më shumë se 40 qyteteve. Mobilizimi, më i madhi që prej nisjes së protestave më shumë se dy javë më parë, ka nxjerrë në pah pakënaqësinë e nxënësve dhe punonjësve të arsimit për kushtet në shkolla. Nxënësit protestojnë kundër mungesës së stafit, klasave të mbipopulluara dhe godinave të amortizuara. Atyre u janë bashkuar mësues, prindër, studentë dhe sindikata. Në Paris u zhvillua protesta më e madhe, me rreth 56 mijë pjesëmarrës, sipas Ministrisë së Brendshme. LEXO edhe...Incident pranë Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika sulmon makinën e Ramës! Arrestohet nga Policia (VIDEO) Përplasjet me policinë kanë shoqëruar protestat. Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi se 215 të rinj dhe 85 punonjës të arsimit janë plagosur, duke e cilësuar bilancin si më të rëndin në dekada për sistemin arsimor. Nga Strasburgu, mësuesi i shkencave Erwan Le Clech thotë se situata në arsim është përkeqësuar prej vitesh dhe se përmasat e protestave tregojnë një shqetësim të gjerë në shoqërinë franceze. “Kjo situatë është përkeqësuar prej vitesh, gjithmonë me një ritëm më të shpejtë. Të shohësh tani kaq shumë demonstrata dhe kaq shumë mobilizim kudo tregon qartë se ekziston një ndërgjegjësim i përgjithshëm për përkeqësimin e kushteve tona të jetesës në Francë.”- u shpreh Erwan Le Clech. A.C/ReportTv.al Strasburgu Erwan Le Clech mesues nxenes france proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 4364 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

