Lajme Zone
Pas grabitjes që tronditi botën, rihapet galeria Apollo në Muzeun e Luvrit! Presidenti: Stolitë e çmuara janë hequr
BotëReport TV

Pas grabitjes që tronditi botën, rihapet galeria Apollo në Muzeun e Luvrit! Presidenti: Stolitë e çmuara janë hequr

Në galeri nuk do të ekspozohen më stoli dhe ajo do t'i rikthehet funksionit të saj të shekullit XVII si një galeri shtetërore.

Galeria Apollo e Muzeut të Luvrit në Paris, ku në vitin 2025 u vodhën stolitë e kurorës franceze me vlerë 88 milionë euro, do të rihapet të mërkurën. Megjithatë, në galeri nuk do të ekspozohen më stoli dhe ajo do t'i rikthehet funksionit të saj të shekullit XVII si një galeri shtetërore, tha një burim për AFP. LEXO edhe...E para në Europë, Franca i jep dritën jeshile ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç “Galeria do të hapet të mërkurën,” tha burimi, duke konfirmuar një artikull të gazetës Le Parisien. Ai shtoi se e pranishme në ceremoninë e rihapjes do të jetë ministrja e Kulturës, Catherine Pegard. Në një intervistë për Le Parisien, presidenti i muzeut, Christophe Leribault, tha se “koleksionet dhe objektet e çmuara” që ishin ekspozuar më parë janë hequr. Më 19 tetor 2025, grabitës të maskuar si punëtorë ndërtimi hynë në galeri në orët e mëngjesit duke përdorur një platformë ngritëse të montuar në një kamion dhe vodhën tetë stoli të kurorës, të cilat ende nuk janë gjetur. Për bizhuteritë që nuk u vodhën, “do të krijojmë një dhomë të sigurt, një kasafortë pa dritare, në një pjesë tjetër të muzeut,” tha Leribault. “Është një projekt i madh ndërtimi dhe duhet të gjejmë vendndodhjen ideale. Si edhe financimin,” shtoi ai. Grabitja në Luvër tronditi botën dhe zbuloi mangësi të mëdha në sigurinë e muzeut më të vizituar në botë, i cili pret rreth nëntë milionë vizitorë çdo vit. Vjedhja shkaktoi gjithashtu një krizë të brendshme në Luvër, duke çuar në zëvendësimin e presidentes së muzeut, Laurence des Cars, me Christophe Leribault. Çështjet e sigurisë në Luvër ishin lënë në plan të dytë gjatë viteve të fundit, thuhej në raportin e një komisioni parlamentar për sigurinë e muzeve në Francë, të publikuar në mesin e muajit maj./France24 P.J/ReportTv.al grabitja e luvrit france muzeu i luvrit Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3649 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?