Lajme Zone
Pas fluturimeve, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues nuk kanë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas fluturimeve, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues nuk kanë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare.

Një valë e gjerë ndërprerjesh teknike ka prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë në përdorimin e shërbimeve bankare online. Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare. Ndërkohë, shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar problematikën, duke bërë të ditur se ekipi teknik po punon për të identifikuar dhe zgjidhur defektin që ka prekur platformat e bankingut online. LEXO EDHE:SHBA/ Nvidia hedh poshtë fushatën ‘Kthejeni Jensenin’, ndërsa Trump mbështet përpjekjet për të rikthyer në punë ish-drejtorin ekzekutiv Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk është bërë i ditur. Episodi vjen pas një sërë problemesh të rënda teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot. Ndërkohë, një tjetër incident në sistemet e kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aeroportet amerikane, duke ndikuar në operimin e fluturimeve brenda vendit dhe atyre me destinacion Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht njëpasnjëshme të këtyre incidenteve, deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare që të tregojnë për një sulm kibernetik apo për një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndërprerjeve në sistemet bankare, problemeve të Microsoft dhe vështirësive në trafikun ajror. Autoritetet dhe kompanitë përkatëse nuk kanë dhënë ende një shpjegim përfundimtar mbi shkaqet e problematikës. Ndërkohë, vëmendja mbetet te rikthimi i plotë i shërbimeve dhe garantimi i funksionimit normal të sistemeve bankare./La Repubblica A.C / P.J A.C Shqiptarja.com TAG: SHBA bankat Bank of America sherbime online Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4246 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?