Lajme Zone
Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj.

Ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj. Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë një tjetër emër në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfn më 1 gusht.

Kush është Ylli Pjetërnikaj

Dr. Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Ai ka një karrierë të ndërtuar në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i veprave shkencore në fushën e të drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship.

Ai është anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP).

Gjatë karrierës së tij ka kontribuar në hartimin e legjislacionit penal, reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit europian, duke përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare të nivelit të lartë. Top Channel