Lajme Zone
Partizani mposht Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, fiton penalltinë në shtesë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Partizani mposht Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, fiton penalltinë në shtesë

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, i cili shënoi me Aliun. Në pjesën e dytë, Vllaznia kërkoi menjëherë barazimin. Ai erdhi në minutën e 57-të, pas një gabimi të portierit Qirko.

Partizani ka siguruar një fitore dramatike në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të miqve, të cilët zgjodhën më pas të lëshonin terren ndaj ekipit shkodran i cili provoi me çdo mënyrë të shënonte, por e gjeti rrejtën vetëm me një autogol. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, i cili shënoi me Aliun. Në pjesën e dytë, Vllaznia kërkoi menjëherë barazimin. Ai erdhi në minutën e 57-të, pas një gabimi të portierit Qirko. Me rezultatin 2-2, ndeshja u bë edhe më e hapur. Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, ndërsa Partizani iu afrua golit në minutën e 64-t me Aliun. Sulmuesi u shfaq përballë Avramit dhe tentoi shtyllën e largët, por portieri i Vllaznisë reagoi mirë. LEXO EDHE:Sonte Egnatia-Skënderbeu, Dede: Të tregojmë përse jemi kampionë! Java e 3 e Superligës, nga e premtja deri të dielën Por në shtesën e saj, me një kundërsulm ishte Partizani që fitoi penallti të cilën Sidibe fillimisht e humbi, ndërsa më pas ishte Hjumën ai i cili shënoi në tentativën e dytë pasi gjuajtja u desh të përsëritej, duke i dhënë suksesin 3-2 Partizanit. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: partizani Vllaznia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.2% Vota total: 4130 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?