Roma ka arritur një fitore të madhe me përmbysje përballë Atalantës në stadiumin "Olimpico".
Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Serie A dhuroi emocione të jashtëzakonshme deri në sekondat e fundit duke përfunduar me rezultatin 2-1.
Bergamaskët kaluan të parët në avantazh menjëherë me fillimin e pjesës së dytë falë golit të Ederson në minutën e 47-të. Reagimi i verdhekuqve erdhi vetëm në minutat e fundit.
Mario Hermoso barazoi shifrat në minutën e 90-të duke rikthyer shpresën te tifozët kryeqytetas. Vetëm tri minuta më vonë, Matias Soule realizoi golin e përmbysjes spektakolare në minutën e 93-të.
Me këtë sukses dramatik, Roma rimerr kreun e kampionatit italian me 9 pikë të plota, po aq sa Interi ndjekës.
Nga ana tjetër, Atalanta mbetet në kuotën e 6 pikëve pas tri ndeshjeve të para duke u renditur në vendin e shtatë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

