Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja

'Një nga ne'/ Njihuni me dy kultivuesit e mjedrave në Kukës: Janë fitimprurëse, por kanë shumë sfida! Ja çmimi në treg


Në fshatin Shtiqën të Kukësit, Artan Hallaçi dhe Lavdrim Shehu, rrëfejnë rezultatet që kanë marrë me mjedrat, fruti i kuq që po kërkohet shumë nga konsumatorët, por që ka sfida dhe vështirësi.

Mes nesh fshihen histori që meritojnë të dëgjohen. Emisioni "Një nga ne" nga Xhensila Nako rikthehet me sezonin e 5-të televiziv, për t'iu sjellë nga afër ditën e njerëzve të zakonshëm, rrëfime të veçanta, problematika dhe histori ku secili prej jush mund të gjejë veten. Në fshatin Shtiqën të Kukësit, Artan Hallaçi dhe Lavdrim Shehu, rrëfejnë rezultatet që kanë marrë me mjedrat, fruti i kuq që po kërkohet shumë nga konsumatorët, por që ka sfida dhe vështirësi. LEXO EDHE:Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë (VIDEO) Kjo alternativë e re që po testohet nga kultivuesit kërkon 100 ditë kujdes intensiv, ndryshe nga bimët e tjera. Megjithatë, ata shprehen se çmimi po shkon deri në 1000 lekë/kg. "Kam rreth 3 dynym me mjedra dhe operoj me tregun e freskët, po ashtu me pikat grumbulluese. Tregu është i sigurtë, madje ka nevojë dhe për më shumë, pasi dhe parcelat që janë bërë në Kukës, Peshkopi, Dibër dhe Korçë nuk e mbulojnë tregun. Ne po marrim në Kosovë dhe po e sjellim në tregun tonë. Ishalla do kemi risk që të marrim rezultat dhe këtë vit, që të mos i humbë mundi. Janë fitimprurëse, janë vetpunësim. Pse të ikim jashtë? Ne mund të punojmë dhe këtu", shprehet Artan Hallaçi. Ndërsa Lavdrim Shehu, një tjetër kultivues i zonës rendit problematikat që kanë ndeshur në lidhje me këtë iniciativë. "Kemi filluar që vitin e kaluar me përgatitjen e tokës dhe kultivimin e mjedrave dhe vjet është marrë prodhim pak sepse llogaritet që mjedrat prodhojnë në vitin e dytë dhe të tretë në maksimumin e vet. E vetmja gjë që i mungon është pjesa e hijëzimit pasi temperaturat e larta dëmtojnë prodhimin. Kemi pasur probleme dhe me ujitjen pasi ujin e marrim direkt nga lumi dhe përmban mbeturina, gjethe, pjesën ranore dhe nganjëherë bllokon tubat. Është bimë delikate, kemi pasur probleme gjatë periudhës së qershor-korrikut me erën sepse i thyen shumë kollaj, e dëmton, ndaj duhen marrë masa teknike. Çmimi shkon deri në 1000 lekë/kg e freskët dhe ruhet në vasketa në frigorifer deri në 10 ditë.", tregon kultivuesi Lavdrim Shehu. Për të parë emisionin e plotë klikoni në videon e mësipërme. Emisioni "Një nga ne" transmetohet çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: nje nga ne Lavdrim Shehu Artan Hallaçi Kukes mjeder Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.3% Vota total: 3810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?