Parlamenti i Sllovenisë i ka hequr imunitetin ish-kryeministrit Robert Golob, duke i hapur rrugë prokurorisë të vazhdojë hetimin ndaj tij për dyshimet se ka ushtruar presion për të ndikuar në emërimet e drejtuesve të policisë pas ardhjes në pushtet në vitin 2022. Vendimi u miratua me votën e të 75 deputetëve të pranishëm, përfshirë edhe vetë Golobin, i cili kishte bërë të ditur më herët se nuk do të kërkonte mbrojtjen e imunitetit dhe se dëshironte që çështja të sqarohej sa më shpejt. LEXO edhe...Hoxha takon Nënsekretaren amerikane Allison Hooker: Shqipëria dhe SHBA thellojnë partneritetin strategjik Çështja nisi pas denoncimit të ish-ministres së Brendshme, Tatjana Bobnar. Ajo pretendon se Golob i kërkoi të bënte ndryshime në drejtimin e policisë, ndërhyrje që, sipas saj, ishte e papërshtatshme. Pas dorëheqjes në dhjetor 2022, Bobnar i referoi pretendimet në prokurori dhe në Komisionin slloven për Parandalimin e Korrupsionit. Golob i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Gjykata e Qarkut në Lubjanë hapi hetimin gjyqësor në tetor 2025. Pasi Golob u zgjodh deputet në zgjedhjet e këtij viti, prokuroria kishte nevojë për miratimin e Parlamentit për t'i hequr imunitetin dhe për të vijuar procedimin penal. U.D/ReportTv.al robert golob Slloveni Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.7% Drejtësia 67.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 4215 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

