Një turist u shpëtua pas një operacioni kërkim-shpëtimi të zhvilluar nga Forca Ajrore në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës, pasi kishte rënë në një humnerë gjatë eksplorimit të zonës së bashku me katër turistë të tjerë. Në operacion, sipas Ministrit Ermal Nufi, u angazhua helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili bëri të mundur nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë dhe transportimin e tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. LEXO edhe...Universiteti i Shkodrës, rektorja: 25% më shumë studentë në fazën e parë të regjisrimit Katër turistët e tjerë që ndodheshin me të nuk kanë pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. U.D/E.H/ReportTv.al Ermal Nufi shale Shkoder turiste Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.7% Drejtësia 67.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 4215 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
