Lajme Zone
Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes: Mos i lejoni të miturit të bëhen pjesë e përplasjeve fizike
PolitikëReport TV

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes: Mos i lejoni të miturit të bëhen pjesë e përplasjeve fizike

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë nuk bie dakord me asnje akt dhune, kërcënimi apo prov

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë nuk bie dakord me asnje akt dhune, kërcënimi apo provokimi, pavarësisht se nga kush ushtrohet. U bëjmë thirrje nxënësve dhe studentëve që të ruajnë karakterin paqësor të protestave dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre apo të personave te tjerë, si dhe të shmangin ushtrimin e dhunës apo dëmtimin e institucioneve dhe pronës publike e private", citon deklarata e Parlamentit të Nxënësve duke kërkuar vëmendje të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të të miturve. LEXO edhe...Përshkallëzohet situata në Tiranë, disa të shoqëruar Më tej, në reagimin e Paramentit të Nxënësve të Shqipërisë, u kërkohet prindërve të forcojnë komunikimin me fëmijët lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e tyre personale: "U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjore që të tregojnë vëmendje, të mos i lejojne të miturit të bëhen pjesë e përplasieve fizike dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre lidhur me sigurinë personale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegishme në jetën qytetare. Në këte moment, nevojitet më shumë dialog dhe më pak përplasje. Mbështesim dialogun si proces që mundëson dëgjimin, shqyrtimin dhe adresimin e problematikave". Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është organi përfaqësues i qeverive të nxënësve në nivel kombëtar, me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të qeverisë së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor. Parlamenti përbëhet nga 140 nxënës përfaqësues të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. R.Xh/ReportTv.al Parlamenti i Nxënësve Tirane Dhune protestat kunder qeverise proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5627 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?