Parlamenti i Hungarisë ka miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës me 139 vota pro dhe 6 kundër, duke bërë të mundur shkarkimin e Presidentit aktual të Republikës, Tamás Sulyok. 54 deputetë nuk morën pjesë në votim. Amendamenti kushtetues është hartuar kryesisht për të shkarkuar presidentin në detyrë, ndërkohë që krijon gjithashtu një precedent që mund të mundësojë shkarkime të ngjashme në të ardhmen. LEXO edhe...Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh: Ju kërkojmë ndjesë që ju kemi mashtruar Një ditë pas hyrjes në fuqi të amendamentit, mandati i Sulyok do të përfjë dhe më pas Parlamenti do të zgjedhë një kryetar shteti për të shërbyer deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, por jo më shumë se pesë vjet. Në fjalimin e tij para fillimit të axhendës zyrtare, Kryeministri Péter Magyar tha se do të ishte një tradhti ndaj kombit hungarez të mos prekej Kushtetuta e hartuar nga Fidesz, të cilën ai e përshkroi si "dokumentin themelues të Cosa Nostra hungareze të ndërtuar nga Fidesz–KDNP". Ai shtoi se, sipas tij, nën qeveritë e Orbán, gjithçka i ishte nënshtruar vullnetit dhe mbijetesës politike të një njeriu. R.Xh/ReportTv.al Hungari Parlamenti tamas sulyok Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.5% Jo! 19.3% Disi! 3.1% Vota total: 4869 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
