Lajme Zone
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”/ Rama: Ikën për të dalë në fotoprotestë
PolitikëABC News Albania

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”/ Rama: Ikën për të dalë në fotoprotestë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se se të gjithë europarlamentarët kanë votuar në mbështetje të Shqipërisë, ndërsa është shprehur se opozita ka mbajtur një qëndrim kundër.

Rama thekson se edhe eurodeputetë që më herët kishin marrë pjesë në protesta në Shqipëri, këtë herë votuan në favor të vendit. “Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste

Sepse ShqipëriaNukNdalet

Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë

Sepse PartiaSocialisteNukNdalet”, shkruan Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama