Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Parlament analfabet, Rama f*ck you”/ Shqiptarët në protestë prej 41 ditësh, kërkojnë largimin e kryeministrit: Poshtë diktatura!


Qëndresë, siç nuk është parë asnjëherë më parë, kjo protestë ka thyer të gjitha pritshmëritë me rezistencën e saj prej më shumë se një muaji kundër qeverisë. Një revoltë kundër të gjithë klasës politike.

Qëndresë, siç nuk është parë asnjëherë më parë, kjo protestë ka thyer të gjitha pritshmëritë me rezistencën e saj prej më shumë se një muaji kundër qeverisë. Një revoltë kundër të gjithë klasës politike. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. 41 ditë në shesh dhe shprehet të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në rrëzimin e qeverisë. Ndërsa nesër është bërë thirrje që shqiptarët nga të gjitha qytetet por edhe Diaspora të bashkohen në Tiranë, në revoltën kundër Ramës.

Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë të mbledhur në protestë marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste