Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, një prej tre të arrestuarve në kuadër të operacionit policor “Detajet”, i cili u finalizua në tetor dhe sipas policisë parandaloi një vrasje të planifikuar në zonën e Lezhës. Vetëm 38 ditë pas arrestimit, Piroli është liruar nga qelia dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie. Ai u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim kishin planifikuar të kryenin një atentat. LEXO EDHE:Teatri i Kukullave do bëhet qendër kulturore hebraike? Gonxhja përgënjeshtron pretendimet: Fantazi dhe paranoja absurde, godina historike nuk ndryshon destinacion! Operacioni u zhvillua pas informacioneve për dy persona të armatosur dhe me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet në aksin e vjetër Pllanë-Lezhë. Sipas hetimeve, dy prej të dyshuarve do të kryenin ekzekutimin, ndërsa personi i tretë do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet. Lajm në përditësim… Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: gjykata e apelit Tirane Vincesk Piroli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63.1% Jo 28.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 1247 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

