Superliga shqiptare nisi dje edicionin e 88-të të saj. Në 'Loro Boriçi' të Shkodrës, Vllaznia nuk mundi ta mbante epërsinë e dy golave duke u barazuar 2-2 nga korçarët e Skënderbeut. Raundi i parë vijon sot dhe nesër, ndërsa skuadrat ende nuk janë me kapacitet të plotë kjo edhe për shkak të dënimeve nga FIFA. Në një kontroll të fundit në 'listën e zezë' të organit botëror të futbollit bërë këtë të shtunë, KF Tirana dhe Skënderbeu vijojnë të jenë aty. LEXO edhe...Superliga zhvillon sot dy ndeshjet e radhës, Bratu përpara Partizani - Teuta: E njoh trajnerin rival, objektiv titulli dhe Kupa Të dyja klubet kanë borxhe ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që kanë pasur në organikë, duke mos u lejuar që të bëjnë regjistrime të elementëve të rinj në ekip. Skënderbeu ka vetëm një borxh të regjistruar më 19 maj, ndërsa KF Tirana ka bërë hapa përpara duke paguar disa borxhe, por ende është borxhlie ndaj një ish-zyrtari me gjobën e regjistruar në FIFA më 13 maj 2026. Zgjidhja - Klubet që kanë humbur gjyqet kundër ish punonjësve dhe kanë merkaton e bllokuar, do duhet që të derdhin në llogaritë e të dëmtuarve shumën e vendosur nga gjykata sportive dhe më pas ta vërtetojnë në FIFA, me këta të fundit që do të zhbllokojnë merkaton. Skuadrat shqiptare me merkaton e bllokuar nga FIFA S.Dh/ReportTv.al FIFA fshf superliga skenderbeu tirana Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6063 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

