Lajme Zone
Kamëz/ 41-vjeçarit i vendoset lëndë plasëse në makinë, policia nis hetimet
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kamëz/ 41-vjeçarit i vendoset lëndë plasëse në makinë, policia nis hetimet

Një makine në Kamëz i është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Kallëzimi në polici është bërë nga pronari 41-vjeçar

Një makine në Kamëz i është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Sipas pronarit, 41-vjeç ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Lunxheria”. LEXO edhe...Superliga zhvillon sot dy ndeshjet e radhës, Bratu përpara Partizani - Teuta: E njoh trajnerin rival, objektiv titulli dhe Kupa Makina e cila ishte parkuar në oborrin e banesës, si pasojë e shpërthimit ka pësuar disa dëmtime në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të mjetit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. "Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit. Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale", njoftoi sot policia. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Xh.K/ReportTv.al Tirane lende plasese kamez Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6106 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?