Ashtu si çdo vit, festa Abaz Aliut ka mbledhur këtë të shtunë mijëra pelegrinë në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Tomorit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit. Mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës janë ngjitur në malin e shenjtë për të nderuar Abaz Aliun dhe për t’u lutur për paqe, shëndet, mirësi dhe begati. LEXO edhe...Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit mbledh mijëra besimtarë! Baba Mondi: Vijnë për të marrë mirësi Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij para besimatërve tha se një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, nga qytete e krahina të ndryshme. “Me këtë martë të lartë, pranë vendit të shenjtë të Bazalit, mijëra besimtarë, çdo vit me zemër të hapur, me lutje dhe me shpresë, ata sjellin këtu dashurinë për Zotin, për familjen, për kombin dhe për të mirën. Ngjitja deri tek Himalajet simbolizon përpjekjen e njeriut për të ngritur mbi dobësitë e veta, mbi përçarjen, mbi egoizmin dhe mbi çdo pengesë që lartëson nga e mira. Jemi te guri i mirë i bazalit, na sjell përpara vlera të mëdha njerëzore e shpirtërore: sakrificën, besnikërinë, guximin, ndershmërinë dhe mbrojtjen e të vërtetës. Këto janë vlera që nuk i përkasin vetëm një kohe apo një brezi. Janë vlera që duhet t'i ruajmë. Të dashur besimtarë, një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, janë qytete e krahina të ndryshme, janë troje shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës. Këtu na bashkon një gjë shumë më e madhe se dallimet tona, besimi në paqe, dashuria për njeriun dhe respekti për atë që është e shenjtë”, tha Baba Mondi. Më tej ai dha edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku theksoi se respekti dhe dashuria janë vlerat thelbësore të një njeriu. “Nga ky mal i shenjtë dëshiroj t'u drejtohem sot të gjithë shqiptarëve, të mos e humbim kurrë dashurinë për njëri tjetrin, të mos lejojnë që dallimet politike, shoqërore, ekonomike, të ruajnë maturinë që na bashkon. Të ruajnë familjen, respektin, fjalën e mirë dhe nderin. Të kujdesemi për fëmijët, tanët, për të moshuarit, për njerëzit në nevojë dhe për çdo njeri që kërkon ndihmë dhe dorën tonë. Shqipëria ka nevojë për më shumë mirëkuptim. Zoti e bekoftë Shqipërin dhe shqiptarët kudo që ndodhen”, shtoi ai. Pelegrinazhi, që vijon deri më 25 gusht, është një nga ngjarjet më të mëdha shpirtërore të komunitetit bektashian. Çdo vit, Mali i Tomorrit kthehet në një qendër të rëndësishme besimi, duke mirëpritur qindra mijëra pelegrinë e vizitorë. Qëndrimi në natyrë dhe fjetja në çadra, në lartësitë e malit, janë ndër traditat më të veçanta të pelegrinazhit. Besimtarët qëndrojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur, duke e përjetuar këtë moment si pjesë të ritualit dhe përkushtimit të tyre shpirtëror. Xh.K/E.H/ReportTv.al baba mondi mali i tomorrit Berat pelegrinazhi dita e abaz aliut Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6063 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
