Lajme Zone
Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit Sokol Balza: Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le…
KulturëTop Channel

Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit Sokol Balza: Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le…

Aktori i njohur Sokol Balza ka reaguar i prekur pas lajmit për ndarjen nga jeta të artistes Rezana Çelikut.

Aktori i njohur Sokol Balza ka reaguar i prekur pas lajmit për ndarjen nga jeta të artistes Rezana Çelikut. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balza ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistes dhe mikes së tij, duke e cilësuar lajmin si të pabesueshëm.

“Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le…”, shkruan Balza në mesazhin e tij të ndjerë.

Rezana ka ndërruar jetë pak ditë më parë në moshën 66-vjeçare.

Ndër rolet e saj më të spikatura ishin në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” apo “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Top Channel