Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur idenë që Oqeani Atlantik ose Oqeani Paqësor të riemërtohet “Trump Ocean” ose “Oqeani i Amerikave”. Gjatë një tubimi në shtetin e Tenesit, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një oqean me emrin e tyre përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial.
Kjo ide nuk është e re për presidentin amerikan, i cili e kishte përmendur edhe në muajin gusht. Propozimi vjen në vijim të nismave të tij për ndryshimin e emrave gjeografikë, përfshirë riemërtimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.
Trump ka njoftuar gjithashtu plane për ta quajtur Liqenin Ontario “Liqeni i Amerikës”.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i detyrojnë vendet e tjera apo organizatat ndërkombëtare të pranojnë emërtimet që propozojnë për hapësirat ujore ndërkombëtare.
Propozimi i ri i Trump vjen në kuadër të përpjekjeve të tij për të vendosur emërtime që, sipas tij, pasqyrojnë më mirë identitetin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Top Channel

