Lajme Zone
Panik në Tiranë: Flakët për pak  përpijnë zjarrfikësin me gjithë makinë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Panik në Tiranë: Flakët për pak përpijnë zjarrfikësin me gjithë makinë

Një situatë tepër e rëndë dhe e rrezikshme po zhvillohet në Daias të Tiranës, ku një zjarr masiv ka marrë përmasa shqetësuese. Përparimi i shpejtë i flakëve ka vënë në rrezik të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës që po përballen me vatrën në terren.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re momenti kritik kur flakët zgjerojnë me shpejtësi perimetrin e tyre dhe ndryshojnë drejtimin në mënyrë të papritur, të favorizuara nga era e fortë që fryne në zonë.

Përparimi i rrufeshëm i zjarrit ka vënë në rrezik serioz dy automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat ishin stacionuar shumë pranë vatrës kryesore për të bërë të mundur fikjen e saj.

Rreziku i lartë dhe paniku i momenteve të fundit pasqyrohen qartë në komunikimin mes efektivëve në terren. Në video dëgjohet thirrja alarmuese e njërit prej zjarrfikësve, i cili e paralajmëron kolegun e tij të largohet me urgjencë për t'i shpëtuar rrethimit nga flakët:

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol!”

Situata mbetet kritike, ndërsa era e fortë vazhdon të vështirësojë operacionin e izolimit të vatrës së zjarrit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)