Lajme Zone
Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

Sipas raportimeve, policia u thirr për të rivendosur rendin pasi disa pasagjerë, të irrituar nga vonesat, u përballën me anëtarët e ekuipazhit. Në bord ndodheshin grupe të shumta të rinjsh që udhëtonin për festa, si edhe pasagjerë që mbanin pije alkoolike të blera pa taksa.

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Londra Stansted drejt Tiranës u shndërrua në një udhëtim 12-orësh, pasi kushtet e këqija atmosferike detyruan avionin të devijonte dy herë dhe të ulej fillimisht në Brindizi të Italisë e më pas në Selanik të Greqisë, përpara se të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar. Fluturimi RK8288 u nis në orën 16:00 të 3 qershorit dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Tiranë pas rreth tre orësh. Megjithatë, stuhitë e forta penguan uljen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke detyruar ekuipazhin të ndryshonte itinerarin. Avioni arriti në Tiranë vetëm në orën 05:00 të mëngjesit, rreth nëntë orë me vonesë. LEXO edhe...Tkurrja e protestës, organizatorët: Nuk numërohen numrat, por ditët që jemi në shesh! Protestuesit me gjuhë dhune: Ta tërheqim zvarrë Ramën, pushtetin ia marrim edhe me forcë Gjatë ndalesës së dytë në Selanik, situata në bord u tensionua. Sipas raportimeve, policia u thirr për të rivendosur rendin pasi disa pasagjerë, të irrituar nga vonesat, u përballën me anëtarët e ekuipazhit. Në bord ndodheshin grupe të shumta të rinjsh që udhëtonin për festa, si edhe pasagjerë që mbanin pije alkoolike të blera pa taksa. Disa prej udhëtarëve britanikë raportohet se ishin në gjendje të dehur që para nisjes së fluturimit. Një burim i cituar nga Daily Mail tha se, gjatë orëve të gjata të pritjes, në avion mbaruan ushqimet dhe uji. Fillimisht pasagjerëve nuk iu lejua të blinin pije apo ushqime ndërsa avioni ishte në pistë në Itali. Kur shërbimi rifilloi, furnizimet u shitën pothuajse menjëherë, duke mbetur vetëm disa pako me patatina. Po sipas burimit, një pasagjer në gjendje të dehur refuzoi të zbatonte udhëzimet e ekuipazhit dhe nisi të lëvizte nëpër kabinë. Një stjuardesë u detyrua ta ndalonte dhe ta kthente në vendin e tij. Kur avioni mbërriti në Selanik, pasagjerët organizuan atë që burimi e përshkroi si një "kryengritje" ndaj kapitenit, duke shprehur pakënaqësinë për orët e gjata të vonesës dhe situatën e krijuar gjatë udhëtimit. P.J/ReportTv.al Ryanair Tirane Londër selanik Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.5% Vota total: 1233 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?