Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pamjet me dron/ “Këtu vendosin shqiptarët!” – Diaspora në protestë “ngjyros” kuq e zi bulevardin dhe rrugët e Tiranës


Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protesta masive ka vijuar me nisjen e marshimit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pamjet ajrore tregojnë një pjesëmarrje të madhe qytetare dhe një atmosferë elektrizuese, teksa diaspora dhe qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protesta masive ka vijuar me nisjen e marshimit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pamjet ajrore tregojnë një pjesëmarrje të madhe qytetare dhe një atmosferë elektrizuese, teksa diaspora dhe qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pamjet e kapura me dron menjëherë pas nisjes së marshimit pasqyrojnë Bulevardin kryesor të mbushur plot, ku valëviten flamuj kombëtarë kuq e zi dhe drita që ndriçojnë të gjithë aksin rrugor drejt Sheshit “Nënë Tereza”. Në ballë të marshimit, qytetarët dhe pjesëtarët e diasporës mbajnë pankarta të mëdha me mesazhe të prera kombëtare e politike. Lëvizja e turmës po shoqërohet me thirrje të njëpasnjëshme, thirrje me megafonë dhe ovacione që oshëtijnë në të gjithë zonën qendrore të kryeqytetit, ndërsa qëndresa qytetare vijon me marshim në rrugët kryesore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb