Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve kryesore janë bllokuar nga fluksi i lartë i automjeteve. Situata është rënduar edhe nga nisja e vitit të ri shkollor, që ka shtuar lëvizjet që në orët e para të mëngjesit. Problematike paraqitet Unaza e Madhe, ku sipas hartës së trafikut, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në segmentin nga zona e Liqenit dhe Komuna e Parisit, drejt Laprakës e deri në afërsi të Paskuqanit. Në disa pjesë të këtij aksi qarkullimi është thuajse i paralizuar. LEXO edhe...Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta Trafik i rënduar raportohet edhe në hyrjen perëndimore të Tiranës, në aksin që vjen nga Durrësi drejt kryeqytetit, si dhe në rrugët që lidhin Kthesën e Kamzës, Laprakën dhe Don Boskon me qendrën. Probleme ka edhe në disa akse brenda qytetit, ku automjetet lëvizin me vështirësi. Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe, ndërsa qytetarët thonë se kanë qëndruar deri në dy orë në trafik për të mbërritur në destinacionet e tyre. Po ashtu në rrugën e Durrësit pati vështirësi në qarkullim pasi një grup qytetarësh protestuan mëngjesin e sotëm. Policia shoqëroi disa persona mes tyre edhe Visuar Dalipin. Fluksi i shtuar lidhet edhe me ditën e parë të shkollës, ku mbi 340 mijë u rikthyen sot në shkollë, ndërsa prindërit i kanë shoqëruar. Harta e trafikut në Tiranë Share Ora 10:33 Protestë te rruga e Durrësit, policia shoqëron disa persona! Krijuan vështirësi në qarkullim (VIDEO) Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.lajm ne perditësim Share Ora 09:14 Trafiku i rënduar në Tiranë, Report Tv sjell pamjet me dron nga Unaza e Madhe! Radhë kilometrike mjetesh Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga trafiku i rënduar në Tiranë.Siç shihet nga pamjet e mësipërme qarkullim më i rënduar i automjeteve në Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj. Share Xh.K/ReportTv.al Tirane trafik UNAZA E MADHE Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7573 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
