Lajme Zone
“Pamjet e dhunës na kujtojnë të shkuarën”/ Koçiu: Qetësi dhe vetëpërmbajtje
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Pamjet e dhunës na kujtojnë të shkuarën”/ Koçiu: Qetësi dhe vetëpërmbajtje

Reagimi i zv. ministres Albana Koçiu:

Reagimi i zv. ministres Albana Koçiu:

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet