Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PAMJET bëhen virale në rrjet! Era nga Shqipëria bën të qajë Katy Perryn në duetin në Prishtinë, 10-vjeçarja merr dhuratën më të bukur për datëlindje (VIDEO)


Një moment emocionues në skenën e "Sunny Hill" preku mijëra të pranishëm dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. Katy Perry këndoi në duet me 10-vjeçaren shqiptare Erën, e cila festonte ditëlindjen, ndërsa më pas e cilësoi koncertin në Kosovë si një nga më magjikët e saj.

Ylli i popit, Katy Perry dhuroi një performancë spektakolare në koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë mbrëmjen e 31 korrikut. Një natë e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, por më e veçantë për një vogëlushe 10-vjeçare e cila mori dhuratën më të bukur për datëlindje. Një duet me Katy Perryn me këngën hit “Roar”. Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet. Edhe 6 ditë pas koncertit ato po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale. Era nga Shqipëria nis të këndojë “Roar” e emocionuar dhe nuk mban dot lotët. Ky moment preku edhe këngëtaren e njohur e cila është filmuar po ashtu teksa qan. Dueti bëri bashkë të gjithë të pranishmit, të cilët nisën të këndojnë këngën njëzëri. 10-vjeçarja shqiptare zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër më artisten, së cilës i tregoi se bileta për në koncert ishte dhurata e saj për datëlindje. LEXO EDHE:107 shqiptarë u vranë në masakrën e Gjakovës, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerëve për krime lufte “Kjo është dhurata ime për datëlindje. Falëmderoj mamin që erdhëm këtu”, shprehet Era. Vetë Katy Perry postoi në Instagram foto nga koncerti në Kosovë dhe momentin e duetit me Erën, duke e quajtur një ndër koncertet e saj më magjike. “Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, shkroi Perry. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kosove sunny hill katy perry Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?