Të enjten u zhvilluan ndeshjet e para për raundin e tretë kualifikues të Conference League. Drita e Gjilanit hodhi një hap të rëndësishëm drejt zonës play-off duke fituar 1-4 me përmbysje në San Marino kundër Tre Fiorit. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës bëri një paraqitje shumë të mirë, por u mposht 2-1 në Skoci nga Hibernian. Të dyja klubet shqiptare luajnë në shtëpi pas gjashtë ditësh. Drita e ka prekur me 'një dorë' kalimin më tej, ndërsa Shkëndija kërkon përmbysjen e madhe. Tre Fiori 1-4 Drita në San Marino Pas një pjese të parë të barabartë dhe pa gola, vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 56-të me Prandellin, duke befasuar kampionët e Kosovës. Reagimi i skuadrës gjilanase ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Ovouka riktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 63-të Arb Manaj përmbysi gjithçka duke e kaluar Dritën në epërsi. LEXO EDHE:Enea Jorgji thirret në apel, UEFA i beson sfidën e Conference League arbitrave nga Shqipëria Në minutat e fundit, Drita vulosi një fitore spektakolare. Besnik Krasniqi realizoi golin e tretë, ndërsa në kohën shtesë shënoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin 1-4. Hibernian 2-1 Shkëndija në Edinburgh Shkëndija humbi minimalisht 2-1 në transfertë kundër Hibernian, duke lënë gjithsesi të hapur për përballjen e kthimit në Shkup. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e fortë në mesfushë, me të dyja skuadrat që krijuan pak raste të pastra shënimi, ndërsa 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 73-të, kur Owen Elding gjeti rrugën e rrjetës për t'i dhënë avantazhin skuadrës skoceze. Reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, Marko Gjorgjievski barazoi shifrat në 1-1. Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, Hiberniani goditi në minutat e fundit. Warren O'Hora realizoi golin e fitores për 2-1, duke i dhënë skuadrës skoceze një avantazh të lehtë para ndeshjes së kthimit. Shkëndija do të ketë mundësinë e përmbysjes pas një jave në Shkup. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Shkëndija e Tetovës Drita Hibernian Tre Fiori conference league Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

