Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka përditësuar listën e klubeve që e kanë merkaton e bllokuar për shkak të borxheve ndaj ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që kanë pasur të punësuar. Bie në sy se ditët e fundit FIFA ka shtuar edhe dy klube të tjera shqiptare në listën 'e borxhlinjve'. Bëhet fjalë për Dinamon dhe Kukësin. LEXO edhe...Shqipëria pa Botëror? UEFA nuk tërhiqet nga kërkesat e saj: Bojkot FIFA-s Më 5 gusht Kukësi ka mësuar se e ka merkaton të bllokuar për tre dritaret e ardhshme të transferimit dhe nëse nuk shlyen palën që ka fituar gjyqin në FIFA kundër tyre, nuk do të mundet të regjistrojë elementë të rinj në ekip. Më 6 gusht edhe Dinamo është prekur nga borxhet për shkak të gjyqit të humbur me ish-të punësuarit. Klubi 'Blu' do duhet të derdhë shumën e duhur në llogarinë e të dëmtuarit nëse dëshiron të regjistrojë elementë të rinj këtë dritare transferimesh. Edhe Dinamo ka një penalitet me bllokimin e tre dritareve të transferimit në hyrje. Dinamo luan në Evropë dhe vëmendja është e gjitha në ndeshjen e kthimit kundër Audas në Elbasan, teksa sfida e parë përfi 1-0 për letonezët. Veç klubeve të sipërpërmendura, në 'listën e zezë' të FIFA-s me merkaton e bllokuar janë edhe: Valbona, Tirana, Bylis, Skënderbeu, Kastrioti dhe Flamurtari. Zgjidhja - Mjafton që klubet që u kanë borxh ish-zyrtarëve apo ish-futbollistëve të derdhin shumën e prapambetur në llogarinë e të dëmtuarve dhe më pas FIFA ka për detyrë zhbllokimin e merkatos dhe regjistrimin e futbollistëve të rinj. Faximile e faqes së FIFA-s me klubet shqiptare të dënuara me bllokim të merkatos S.Dh/ReportTv.al FIFA fshf superliga Kategoria e Pare Kukesi Dinamo Komento Komente Beni: 07/08/2026 08:51 I ka bllokuar UEFA jo FIFA. Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 2192 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

