Lajme Zone
Europa League/ Benfica bën 'me zemër' Hearts, e mposht 6-1! Triumfojnë minimalisht Salzburg dhe Anderlecht
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Europa League/ Benfica bën 'me zemër' Hearts, e mposht 6-1! Triumfojnë minimalisht Salzburg dhe Anderlecht

Skuadrat që do të kalojnë në fazën play-off do të mësohen javën që vjen pas ndeshjeve të kthimit.

Të enjten u zhvilluan dhjetë ndeshjet e para të vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Një hap shumë të rëndësishëm drejt fazës play-off ka hedhur Benfica pas fitores 6-1 kundër Hearts, teksa fitore kanë marrë edhe Salzburg, Anderlecht, Besiktas, CSKA Sofia apo Jagiellonia.Skuadrat që do kalojnë në play-off dhe që do garojnë për të qenë në fazën e ligës do të mësohen javën që vjen pas sfidave të kthimit. Në Lisbonë, Benfica fitoi 6-1 kundër Hearts dhe është thuajse në play-off. Rafa Silva, Araujo, Pavlidis, Prestianni, Duran dhe Schjelderup shënuan për portugezët, ndërsa skocezët shkurtuan me Renaud. Për Hearts shqiptari Sabah Kerjota luajti vetëm në katër minutat e fundit. Në Selanik, vendasit e PAOK-ut u mposhtën 0-1 nga Anderlecht. Ekipi belg shënoi me Cvetkovic pas vetëm disa sekondave lojë. Grekët humbën shansin për barazimin në minutën e 36-të kur Michailidis gaboi 11 metërshin. LEXO EDHE:Shqipëria pa Botëror? UEFA nuk tërhiqet nga kërkesat e saj: Bojkot FIFA-s Në Austri, Salzburgu fitoi 1-0 kundër qipriotëve të Pafos. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Haris Tabakovic dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Rezultatet, ndeshjet e para për turin e tretë kualifikues në Europa League: S.Dh/Shqiptarja.com TAG: europa league uefa benfica PAOK Selanik Salzburg Jagiellonia rangers CSKA Sofie Besiktas Pafos Anderlecht thun Hearts Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?