Lajme Zone
Pamje të rënda nga Durrësi/ Taksistit i del makina nga kontrolli dhe përplas 66-vjeçarin që po ecte në trotuar, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët e tjerë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje të rënda nga Durrësi/ Taksistit i del makina nga kontrolli dhe përplas 66-vjeçarin që po ecte në trotuar, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët e tjerë

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar.

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, e në një moment të dytë, makina duket se del nga kontrolli dhe hipën në trotuar.

Në këtë moment kanë qenë duke kaluar disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e vogël, ndërsa makina ka marrë para dhe ka përplasur në pjesën e biznesit 66-vjeçarin, Fezi Dine. Shoferi shihet brenda në makinë, ku pas përplasjes ka ecur mbrapsht, ndërsa nuk ka dalë nga mjeti. Edhe pse qytetarët i kanë dhënë ndihëm e parë dhe më pas është transportuar në spital, si pasojë e plagëve i plagosuri ka humbur jetën në spital. Top Channel