Lajme Zone
Aksident me dy të plagosur në Prizren/ Mjeti më shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon oborrin e servisit
SportTop Channel

Aksident me dy të plagosur në Prizren/ Mjeti më shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon oborrin e servisit

Një aksident i frikshëm është shënuar në dalje të qytetit të Prizrenit, në rrugën për Kukësin.

Një aksident i frikshëm është shënuar në dalje të qytetit të Prizrenit, në rrugën për Kukësin. Një automjet me targa të huaja është përplasur fillimisht me një kamionçinë dhe më pas ka dalë nga korsia, duke përfunduar në murin rrethues të një biznesi që shërbente si servis automjetesh.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy personat që ndodheshin në automjet. Ata janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Urgjencës së Prizrenit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, një punonjës i servisit, dëshmitar i momentit të aksidentit, tregon se gjithçka ndodhi në pak sekonda, ndërsa e përshkruan përplasjen si një shpërthim të fuqishëm.

Ndërkohë, patrulla e Policisë Rrugore të Prizrenit, së bashku me grupin hetimor, ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë një nga faktorët kryesorë që ka çuar në përplasjen e rëndë. Top Channel