Lajme Zone
Rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos në Greqi, raportohet për gjashtë viktima
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos në Greqi, raportohet për gjashtë viktima

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme në ishullin grek të Sifnos, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme në ishullin grek të Sifnos, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17 me orën lokale, ndërsa helikopteri është rrëzuar në zonën e Tholos.

Forcat e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave që ndodheshin në bord apo për gjendjen e tyre.

Priten detaje të reja nga autoritetet për rrethanat e aksidentit dhe personat që ndodheshin në helikopter. Top Channel