Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por familje të posaçme. Me miratimin e paketës prej katër aktesh nënligjore të Këshillit të Ministrave parashikohen rreth 200 familje kujdestare profesionale në të gjithë vendin, të mbështetura me pagesë mujore, si dhe mbështetje financiare të posaçme për nevojat e fëmijës. LEXO edhe...Ministri Nufi, vizitë në spitalin e Mirditës: Do të shndërrohet në polin e veriut për traumat Nga qendra speciale për fëmijët 4-14 vjeç ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se ndjekja e fëmijës do të bëhet gjatë gjithë periudhës së kujdesit alternativ. “Do të jetë në fokusin tonë që të trajnohet familja, sepse një familje padyshim mund të pranojë që ta marrë, por që ta marrë fëmijën ne duhet të jemi të sigurt që ato janë të trajnuara, që fëmija ndihet mirë, në varësi edhe të individualitetit që mund të ketë një fëmijë. E dyta, ato do të kontrollohen, do të monitorohen, pra do të monitorohet si familja që është trajnuar dhe e pranon fëmijën. Padyshim do të ketë një pagesë për fëmijën, por edhe për familjen, edhe për kohën që fëmija shkon në shkollë”, tha ministrja. Këto familje do të mbështeten financiarisht përmes një pagese mujore, ndërsa për përmbushjen e nevojave të fëmijës parashikohet një përfitim shtesë prej 12,000 lekësh në muaj, si dhe 35,000 lekë në vit për shpenzime shkollore dhe nevoja të tjera të lidhura me mirërritjen dhe zhvillimin e tij. Ndërkohë do të krijohet një regjistër elektronik kombëtar, ku do të administrohen të dhënat për fëmijët që përfitojnë kujdes alternativ dhe familjet kujdestare, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e lidhjeve të fëmijës me familjen biologjike. P.J/E.H/ReportTv.al ministria e shendetesise Klodiana Spahiu Femije familje kujdestare Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3863 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
