Rrugës për në Theth, ku do të zhvillojë një takim me aplikues të Paketës së Maleve, kryeministri Edi Rama mbrojti këtë iniciativë dhe bëri të qartë se qeveria nuk e ka në plan shfuqizimin e saj. Përgjigja e shefit të qeverisë duket se vjen drejtpërdrejtë për protestuesit, të cilët që nga dita e parë kanë kërkuar anulimin e këtij ligji që sipas tyre lejon “shitjen e Shqipërisë”. Kryeministri thotë se edhe kjo iniciativë shihet si akt tradhtie, por në komunikimin live me ndjekësit, të cilët e quajtën mashtrues, ai theksoi se kjo paketë është një mundësi e mirë investimi për të gjithë ata që kanë trashëguar një pronë në male, por nuk e kanë shfrytëzuar dot. Për Ramën, kërkesa për të anuluar këtë ligj, ka ardhur vetëm nga ata që i shohin malet nga “qyteti” dhe jo nga banorë të zonës apo emigrantë që preken drejtpërdrejtë nga kjo nismë, interesi i të cilëve thotë se është i lartë për mundësinë që po jepet për të investuar në turizëm. LEXO edhe...Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe “Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore, të cilët e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie. Unë tradhtar, një temë tjetër kjo”, tha Rama. Sipas tij, Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi për ta kthyer Shqipërinë në ‘Zvicrën e Vogël”. “Paketa e maleve do jetë histori e madhe e shqiptarëve, për të ba Zvicrën e vogël”, theksoi Rama ndërsa iu përgjigj një komentueseje. Lajmi në përditësim... Ora 10:27 Protesta, Rama: Është marrë peng nga sorra e korba, e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës Kryeministri Edi Rama thotë se protesta është marrë peng nga korba e sorra që e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës. Rama tha se “pas pak ditësh do t'u informoj për reflektimet pas protestës së flamengove”.“Ai bulevard është i ndarë për histori. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re. Historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozitës që tani nuk dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë. Është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend, përmes injorantësh, delirantësh dhe dështakzemërakësh të pangushëllueshëm”, tha Rama. Share Ora 10:12 ‘Vetëm gënjen dhe mashtron’, Rama i kthehet komentuesit për Paketën e Maleve: Do jetë histori suksesi, bëjmë ‘Zvicrën e vogël’ Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Favebook iu përgjigj një komentuesi që e akuzoi se mashtron dhe gënjen. Rama i tha se për të flet puna dhe faktet, ndërsa referuar Paketës Maleve theksoi se do jetë një histori suksesi për të bërë Zvicrën e Vogël.Gazmor Skëmbi: Vetëm gënjen dhe mashtron.Edi Rama: Tamam Gazmor, edhe Gazmor edhe Shkëmb. Unë ns nuk mashtroj, as nuk gënjej, punoj për ty për familjen tendë, sepse këtë detyrë më ka dhënë shumica e shqiptarëve. Për mua flet puna, faktet, për më tepër nuk flasin sharjet. Sharjet e urrejtësve besnikë, për mua janë prova që jam duke bërë diçka që ia vlen. Keq për ty dhe ata që jetojnë duke sharë dhe përdorur fjalët me ekstreme më të ulëta, sikur janë duke ndarë buzëqeshje dhe mirësjellje. Ajo që di të them është që Paketa e Maleve është gjëja që i ka munguar njerëzve, që kanë të drejtë të gëzojnë pronën e tyre dhe ta kthejnë në burim mirëqenie. Zhurma, akuzat, shpifjet sharjet vetëm mjegullojnë sytë e atyre që merren me to. Paketa e maleve do jetë histori e madhe e shqiptarëve, për të ba Zvicrën e vogël. Share SI.E./E.H/ReportTv.al edi rama paketa e maleve Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 2091 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

