Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)


Ylli Zalla i shpallur në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar është prangosur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Zalla u gjet i fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. Vetëm një ditë më parë publikoi një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin.

Pas disa tentativave të dështuara të mëparshme për ta arrestuar dhe videomesazhit së një dite më parë të transmetuar në Report Tv ku shfaqej para shtëpisë duke akuzuar policinë se donte ta vriste, i shumëkërkuari Ylli Zalla përfn me pranga në duar. Sipas burimeve, prej disa ditësh Zalla ishte nën vëzhgim dhe monitorim nga forcat operacionale. Për lokalizimin e tij janë përdorur edhe dronë të specializuar “Bayraktar”, të cilët kanë ndihmuar në identifikimin e vendndodhjes së të kërkuarit. Lajmi për arrestimin u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzoi Policinë për operacionin. LEXO EDHE:Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Ylli Zalla u rikthye në vëmendjen e Policisë vetëm një ditë më parë, pasi në banesën e tij u vendos tritol. Nga shpërthimi u dëmtua banesa, ndërsa automjeti i tij tip “Benz” u shkrumbua. Për ngjarjen, e ndodhur të shtunën në mbrëmje, Policia u njoftua të dielën nga bashkëshortja e Zallës, e cila ndodhej në Itali. Që në momentet e para, dyshimet e hetuesve ishin se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të ishte vetë Zalla. Por në një video, të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, 49-vjeçari mohoi të kishte vendosur tritolin. Ai akuzoi Policinë dhe persona të lidhur me krimin e organizuar se po tentonin ta eliminonin. Zalla ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2025 si i dyshuar se kishte lidhje me atentatin e Rinasit të nëntorit 2025 ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani pas zbulimit të arsenalit të armëve në banesën e tij, por ekspertiza e kryer më vonë rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më 20 shkurt të këtij viti, Zallës iu gjet një tjetër arsenal armësh me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Edhe në një operacion në mars, në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Më 23 qershor, kur pati një tjetër tentativë për arrestimin e tij, iu gjetën pistoletë, fishekë, një celular dhe një detektor frekuencash. 12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Njoftimi i Ministrisë Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:13 Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra (VIDEO) Ka marrë fund paraditen e sotme arratia e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Policia Tiranë bën me dije se 49-vjeçari u arrestua në një zonë të pyllëzuar. Zalla ka qenë i armatosur me kallashnikov e 3 krehra.Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit, ku shihet Ylli Zalla i prangosur si dhe kallashnikovi që mbante.Njoftimi i policisë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: atentati me dy te vrare ne rinas zalle ministria e brendshme ylli zalla gilmando dani Muci Shaljani krujë Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.7 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gushti: 17/08/2026 10:29 Po shyqyr qe vendoset me e kap se skishte ngel vec me po dhe podcast ky tipi Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 24.4% Social media 16.5% Vota total: 2354 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?