Lajme Zone
Pak orë pas fitores, Kombëtarja zbret në fushë! Nisin përgatitjet për duelin me San Marinon në Ligën e Kombeve
SportReport TV

Pak orë pas fitores, Kombëtarja zbret në fushë! Nisin përgatitjet për duelin me San Marinon në Ligën e Kombeve

Stërvitja ka qenë e ndarë për futbollistët të cilët luajtën kundër Bjellorusisë dhe ata të cilët nuk morën minuta.

Nuk është momenti për të pushuar. Vetëm pak orë pas fitores 2-0 kundër Bjellorusisë, sot duke nisur nga 11:00, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën stërvitore për ndeshjen kundër San Marinos, që zhvillohet të martën në orën 20:45. Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku programi i punës u përshtat sipas ngarkesës së secilit lojtar. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës. LEXO edhe...Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: Kundërshtarët janë shumë të fortë, por 'dardanët' tregojnë veten Të hënën është parashikuar një tjetër stërvitje e kombëtares, ndërsa pas saj do të niset drejt San Marinos. Në orën 19:00, në San Marino, do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në prag të ndeshjes me trajnerin dhe kapitenin kuqezi. Ne.k./ReportTv.al San Marino Liga e Kombeve kombetarja shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 39% Disi 6.2% Vota total: 1286 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?