Lajme Zone
Pagat e magjistratëve/ SPAK nis marrjen në pyetje të zyrtarëve, e para dëshmon shefja e Thesarit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve/ SPAK nis marrjen në pyetje të zyrtarëve, e para dëshmon shefja e Thesarit

SPAK ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen, në një hetim ku janë administruar një sërë dokumentesh zyrtare. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

SPAK ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen, në një hetim ku janë administruar një sërë dokumentesh zyrtare. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anulluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit. Marrja në pyetje ka nisur me shefen e Thesarit, e cila është personi i parë që po dëshmon para hetuesve të SPAK. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: SPAK