SPAK Nga listëpagesat e anuluara te urdhrat e dhënë në Thesar, SPAK po rindërton të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes për bllokimin e pagave të magjistratëve. E para që është thirrur për të dhënë shpjegime është drejtuesja e Thesarit, Elmira Peto. Kjo lëvizje e SPAK vjen vetëm një javë pasi përplasja për pagat e magjistratëve përfi në Prokurorinë e Posaçme. Më 10 shtator, 18 drejtues gjykatash dhe krerët e dy shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve depozituan kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, Gentian Këri, si dhe 14 drejtuesve të degëve të Thesarit në rrethe. SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni ose kanë pasur rol në vendimmarrjen që çoi në bllokimin e pagave të magjistratëve, ndërsa hetimi po përqendrohet te zinxhiri i urdhrave dhe procedurave të ndjekura për mosekzekutimin e listëpagesave. E para që është thirrur për të dhënë shpjegime është drejtuesja e Thesarit, Elmira Peto, e cila është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Peto është thirrur nga prokurori që po ndjek çështjen dhe po pyetet në cilësinë e deklarueses. Ajo është kërkuar gjithashtu të paraqesë praktikën shkresore që lidhet me procedurën e ndjekur për pagat.
Në këtë fazë, hetuesit po synojnë të rindërtojnë mënyrën se si është marrë vendimi për të mos proceduar me listëpagesat, duke verifikuar se cilët persona kanë dhënë urdhra, cilët zyrtarë kanë marrë vendime dhe si janë përcjellë ato brenda strukturave shtetërore.
Pas marrjes në pyetje të drejtueses së Thesarit, hetimi pritet të vijojë me zyrtarë të Ministrisë së Financave, të cilët do të pyeten për procedurat e ndjekura dhe komunikimet që lidhen me çështjen.
Sipas informacionit të raportuar, SPAK ka administruar deri tani një sërë dokumentesh që konsiderohen të rëndësishme për hetimin. Mes tyre janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme që lidhen me listëpagesat.
Në dispozicion të hetuesve janë vendosur gjithashtu listëpagesat e anulluara nga Ministria e Financave dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit. Pikërisht këto të fundit mund t'u shërbejnë hetuesve për të përcaktuar se si është vepruar në sistem, në çfarë momenti janë ndërprerë ose anuluar procedurat dhe cilët përdorues kanë kryer veprimet përkatëse.
Kjo lëvizje e SPAK vjen vetëm një javë pasi përplasja për pagat e magjistratëve përfi në Prokurorinë e Posaçme. Më 10 shtator, 18 drejtues gjykatash dhe krerët e dy shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve depozituan kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, Gentian Këri, si dhe 14 drejtuesve të degëve të Thesarit në rrethe. Në kallëzim ngrihen pretendime për “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.
Sipas kallëzuesve, ministri Malaj, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij, ka penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat, ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm pretendohet se u ka kërkuar degëve të Thesarit, përmes komunikimit elektronik, të mos procedonin me pagesat. Për 14 drejtuesit e Thesarit pretendohet se nuk autorizuan listëpagesat, pavarësisht se, sipas kallëzuesve, ato ishin të rregullta dhe fondet ishin të disponueshme.
Çështja e pagave ka sjellë përplasje institucionale mbi mënyrën e zbatimit të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe metodologjinë që duhet përdorur për përllogaritjen e tyre.
Në këtë situatë, dokumentet e KLGJ-së, KLP-së, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave, së bashku me të dhënat e ruajtura në sistemin elektronik të Thesarit, pritet të jenë pjesë e verifikimeve të SPAK.
Në përfundim të këtyre veprimeve, SPAK do të duhet të vlerësojë nëse dokumentet, gjurmët elektronike dhe deklarimet e mbledhura provojnë elemente të veprave penale për të cilat po zhvillohet procedimi apo nëse vendimmarrja ka qenë e natyrës administrative dhe e mbështetur në interpretimin ligjor të institucioneve përkatëse.spak pagat e magjistratëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nga Lazarati te Kanadaja, si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri! 18 Shtator 2026, 08:4808:48Aktualitet Dokumentet sekrete të CIA-s: Në vitin 1948 në kampin e Vloçishtit kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti ishte mjeshtër i torturave 18 Shtator 2026, 07:5707:57Aktualitet Diell dhe temperatura të larta, çfarë rezervon moti këtë të premte 18 Shtator 2026, 07:0607:06Aktualitet Dënimi i krerëve të UÇK-së, Karamuço: Serbia dërgoi spiunë të BIA-s si dëshmitarë në Hagë! 17 Shtator 2026, 22:4022:40Aktualitet Vijon protesta, qytetarët marshojnë drejt Komisariatit nr. 1 17 Shtator 2026, 21:2721:27Aktualitet Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë dhe nis marshimi, policia 'gardh' te Kuvendi 17 Shtator 2026, 21:0621:06Aktualitet

