Lajme Zone
Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Zbatoni vendimin, është i detyrueshëm!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Zbatoni vendimin, është i detyrueshëm!

Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me debatin e krijuar mbi pagat e magjistratëve. Në një sqarim zyrtar, Kushtetuesja thekson se vendimi i saj përcakton standardin kushtetues që duhet të ndiqet nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa nënvizon se si arsyetimi, ashtu edhe dispozitivi i vendimit janë pjesë e qëndrimit zyrtar të Gjykatës dhe duhet të zbatohen në tërësi. Gjykata Kushtetuese rikujton se

Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me debatin e krijuar mbi pagat e magjistratëve. Në një sqarim zyrtar, Kushtetuesja thekson se vendimi i saj përcakton standardin kushtetues që duhet të ndiqet nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa nënvizon se si arsyetimi, ashtu edhe dispozitivi i vendimit janë pjesë e qëndrimit zyrtar të Gjykatës dhe duhet të zbatohen në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rikujton se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

“Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse”, thuhet në sqarim.

Kushtetuesja nënvizon gjithashtu se mënyra se si ajo vetë përllogarit dhe ekzekuton pagat në administrimin e brendshëm të institucionit, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të përdoret si bazë për të ndryshuar apo kufizuar efektet juridike të vendimit nr. 15/2026.

“Vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike”, thekson Gjykata.

Çështja e pagave është rikthyer në qendër të debatit pas përfundimit të afatit që Kushtetuesja i kishte lënë Kuvendit për të miratuar ndryshimet ligjore. Sipas qëndrimit të shoqatave të magjistratëve, pas 31 korrikut 2026 duhet të zbatohet formula e përcaktuar në vendimin nr. 15/2026, me efekt nga 1 gushti.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kërkuar zbatimin e menjëhershëm të formulës së përcaktuar nga Kushtetuesja, ndërsa institucionet financiare kanë pasur diskutime mbi ekzekutimin e pagesave. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm