Lajme Zone
Pagat e magjistratëve/ Ligjet miratojnë formulën e PS me 8 vota pro, 3 kundër! KLP-GJL e kundërshtojnë, i bashkohet PD
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve/ Ligjet miratojnë formulën e PS me 8 vota pro, 3 kundër! KLP-GJL e kundërshtojnë, i bashkohet PD

Me miratimin në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca i hap rrugë kalimit në Kuvend të formulës së re për pagat e magjistratëve. Drafti i PS mori 8 vota pro dhe 3 kundër të opozitës, pavarësisht kundërshtimeve të KLGJ-së, KLP-së, Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, të cilat thonë se propozimi nuk respekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. “Nuk jemi njohur me detaj

Me miratimin në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca i hap rrugë kalimit në Kuvend të formulës së re për pagat e magjistratëve. Drafti i PS mori 8 vota pro dhe 3 kundër të opozitës, pavarësisht kundërshtimeve të KLGJ-së, KLP-së, Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, të cilat thonë se propozimi nuk respekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. “Nuk jemi njohur me detaje, por rritja është minimale, ka një diferencë të madhe me vendimin tonë, nuk reflekton standardin e vendosur nga gjykata kushtetuese”, tha kryetarja e KLP Mirela Bogdani. LEXO edhe...Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Rama: Tirana dy vite me kokë të prerë! Kalvari i tij, unik në Europën demokratike, në burg edhe pse s’ka prova se është i rrezikshëm “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, jo orientim, por detyrim, ka caktuar detyrimin dhe afatin, e më tej pasojat. Gjykata e Lartë nuk kundërshton në parim që ligjvënësi të propozojë një referencë të re, por ajo që keni propozuar ju, nuk e realizon plotësisht standardin e vendosur nga gjk, ne propozojmë një mekanizëm që sjell respektimin real të Gjykatës Kushtetuese”, tha zv. kryetari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda, në komisionin e ligjeve. Qëndrimit të tyre i është bashkuar edhe Partia Demokratike. Nismë antikushtetuese të Partisë Socialiste e quajti kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, teksa foli në komisionin e të Drejtave të Njeriut. “Me këtë ligj që keni sjellë ju, do të vijmë prapë këtu, sepse ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe do ta rrëzojë sërish atë. Sepse ky propozim është në shkelje të hapur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm duke mos e reflektuar atë, por duke bërë të kundërtën e asaj që kërkohet. Kur kemi bërë reformën në drejtësi, kemi qenë të qartë se duhet t’i kthejmë integritetin gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne nuk mund t’i trajtojmë sot si lëmoshë. Në fund fare, ne duhet t’i trajtojmë ata minimalisht si veten. Ne ia rritëm rrogën vetes pak vite më parë me rreth 50%, kryeministrit me më shumë se 60%, ministrave me më shumë se 60%. Ne na paguhet nafta, telefoni dhe gjithçka tjetër. Nuk mund të bëhet krahasim me deputetët apo ministrat. Po, një gjyqtar duhet ta kalojë edhe deputetin, edhe ministrin, edhe presidentin. Çfarë bën Bajram Begaj që rri kot në zyrë dhe nuk mund të marrëka më shumë një magjistrat? Janë këta gjyqtarë që janë përballë krimit dhe japin dënime me burgim të përjetshëm. Prandaj meritojnë integritet dhe, e përsëris, nuk mund t’i trajtojmë për lëmoshë.”, tha Bardhi. Qeveria, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i cili kritikoi Kuvendin për vonesën, tha se drafti zgjidh situatën. “Është një çështje shumë e rëndësishme. Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut, kjo është një gjë që nuk ka nevojë të justifikohemi. Bylykbashi ngriti disa pikëpyetje për rolin ligjvënës, dhe ne jemi të hapur për përgjegjësinë që na takon për këtë proces. Dua të them një gjë shkoqur, nuk besoj se vonesa e Kuvendit të sillte përplasje mes pushteteve. Edhe projektligji që vjen bën pikërisht këtë gjë, një ndreqje të një gabimi që është bërë. Thelbi është te pyetja se kush duhet të vendosë për pagat? Dhe këtë e thotë vetë Gjykata Kushtetuese, që e vendos vetë Kuvendi dhe e vendos me ligj”, tha Gogu. Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca po shkon drejt miratimit të një formule për pagat e magjistrave në seancën e ardhshme, më 17 shtator. Në komisione parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit të propozuar nga socialistët, që paga referuese e magjistratëve të rritet nga 36 në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Pritet që të jetë pikërisht ky propozim që do të miratohet, me qeverinë që ka dhënë dakordësinë përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Report Tv ka siguruar edhe mendimin zyrtar që Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit. Qeveria përllogarit rreth 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, periudhë nga e cila Kushtetuesja kërkon efektet financiare. Për shkak të kostos, propozon që shuma të mos paguhet menjëherë, por me këste brenda dy viteve. Ora 16:57 Pagat e magjistratëve/ Komisioni i Ligjeve miraton draftin e PS me 8 vota pro dhe 3 kundër të opozitës! Më 17 shtator kalon në Kuvend Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës, miratoi projektligjin e Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Nisma mori 8 vota pro të mazhorancës dhe 3 vota kundër të opozitës.Drafti parashikon që paga referuese e magjistratëve të jetë sa 0.38 e pagës së Presidentit të Republikës, nga 0.36 që ishte më parë.Formula e propozuar nga socialistët është kundërshtuar nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve. Ndryshe nga drafti i PS që parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit. Share Ora 15:17 Pagat e magjistratëve/ Kreu i Unionit të Gjyqtarëve te 'Ligjet': Pagat e rritura janë në fuqi, nuk pranojmë më pak! Vendimi i Kushtetueses nuk negociohet Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, kundërshtoi në Komisionin e Ligjeve draftin e PS-së për pagat e magjistratëve, duke thënë se bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, formula e re e pagave është në fuqi prej 31 korrikut. Ai thotë se nuk pranojnë të negociojnë nën bazën e pagave që KLGJ ka miratuar, por vetëm për më shumë, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses nuk negociohet.Hoxha tha se janë të gatshëm për negociata edhe për mënyrën e shlyerjes së pagave të prapambetura.“Po pritet një ligj i pakonsultuar, është në kundërshtim me vendimin e kushtetueses. Miratimi i tij do të sjellë një përplasje tjetër mes dy pushteteve, të drejtës dhe së zhdrejtës. Ne nuk kemi ekskluzivitetin e të drejtës, por ne po respektojmë vendimin e GJK. DO të sjellë rëndim të buxhetit të shtetit, sepse magjistratët do shkojnë në kushtetuese të kërkojnë zbatimin e atij vendimi të kushtetueses dhe gjasat janë që vendimi do të jetë i njëjtë. Ne do të kërkonim që pr.ligji i ri të jetë në respekt të formulës së re të parashikuar nga paragrafi 110 i vendimit të kushtetueses. Nuk ka piramidë pagash në sistemin gjyqësor. Thatë që do bëjmë reformë të pashembullt, këtyre magjistratëve do iu kufizojmë të drejtat e tyre dhe për të kompensuar këtë kufizim do t’iu japim një pagë, nuk na e dhatë në 2019 e fituam më gjyq, në 2022 e fituam me gjyq. Nuk duam të përsëritet kjo gjë, prandaj ligji ir i nuk duhet të miratohet kështu sic është, duhet ti nënshtrohet një konsultimi më të gjerë.Ne jemi gati të negociojmë, por çfarë t2 negociojmë. Vendimi i Gjykatës Kushtuese nuk negociohet, kjo është pak por e sigurt. Pagat, për shkak të paaftësisë, neglizhencës apo me dashje tashmë janë në fuqi, formula e re është në fuqi që prej 31 korrikut 2026. Nëse do negociojmë formulën, kjo është baza, nuk shkon nën kësaj. Nëse doni të shtoni diçka më shumë hajde negociojmë. Neve na dhimbset buxheti i shtetit, jemi gati të negociojmë për pagat e prapambetura, se si të shpërndahen edhe pse na takon menjëherë sipas vendimit të GJK. Le ta zgjasim për 2-3 vite. Kjo që sillni ju shkel sërish Kushtetutën”, tha Hoxha.Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Share Ora 15:00 Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nismë antikushtetuese e PS, do të rrëzohet sërish nga Kushtetuesja! Qeveria futi sistemin e drejtësisë në kolaps Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi antikushtetues draftin e PS-së për pagat e magjistratëve. Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ai kritikoi edhe mënyrën se si është hartuar nisma, duke thënë se është anashkaluar Këshilli i Legjislacionit. “Dy kolegët e kanë sjellë këtë ligj pa asnjë proces konsultimi me grupet e interesit. Gjithashtu, mënyra se si vjen ky ligj, është shkelur një vendim i Këshillit të Legjislacionit. Ju, znj. Bylykbashi, jeni anëtare e Këshillit të Legjislacionit dhe e dini këtë çështje. Gjithashtu, thuhet në relacion se projektligji është hartuar nga një punonjës i administratës së Kuvendit. Dhe kjo është shkelje e rëndë. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta adresoni as ju të dy si deputetë dhe asnjë punonjës i administratës. Prandaj është Këshilli i Legjislacionit dhe përbëhet nga 10 juristë me eksperiencë. Nuk është kaq e thjeshtë të adresohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha BardhiBardhi theksoi se qeveria ka futur në kolaps sistemin gjyqësor, pasi nuk veproi në kohë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.“Mosveprimi i qeverisë ka futur në kolaps sistemin. Ka lënë sistemin gjyqësor pa paga, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe në qoftë se i qëndrohet procedurës parlamentare, siç ka ardhur ky ligj, gjyqtarët do të jenë pa paga edhe për disa muaj të tjerë. Unë nuk e kuptoj pse janë sot këtu në komision përfaqësuesit e qeverisë?! Janë këta që nuk kanë vepruar, duke sjellë këtë situatë të paprecedentë”, vijoi Bardhi. Share Ora 14:35 Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë kundër formulës së PS: Nuk e realizon standardin e vendosur nga Kushtetuesja, vendimi është i detyrueshëm për zbatim Edhe Gjykata e Lartë kundërshton formulën e propozuar nga socialistët për pagat e magjistratëve. Në Komisionin e Ligjeve, zv.kryetari Ilir Panda tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një orientim, por detyrim për ligjvënësin, ndërsa formula që e çon pagën referuese nga 36 në 38% të pagës së Presidentit nuk e realizon plotësisht standardin e vendosur prej saj. Gjykata e Lartë thotë se duhet një mekanizëm tjetër që do të garantonte zbatimin real të vendimit të Kushtetueses.“Gjykata e Lartë e vlerëson të nevojshme ndërhyrjen ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çështja nuk është nëse Kuvendi duhet të ndërhyjë, por nëse zgjidhja e propozuar realizon standardet detyruese që lindin nga vendimi i Kushtetueses, i cili nuk përbën orientim, por detyrim për ligjvënësin. Kushtetuesja ka konstatuar papajtueshmërinë e skemës ekzistuese dhe ka përcaktuar edhe një afat për ndërhyrjen e Kuvendit. Projektligji duhet vlerësuar jo vetëm si një zgjedhje e re, por si zbatim i një vendimi përfundimtar dhe detyrues të Gjykatës Kushtetuese.Problemi kryesor është paga referuese prej 0.38 të pagës së Presidentit. Gjykata e Lartë nuk e kundërshton në parim mundësinë që ligjvënësi të zgjedhë një referencë të re, por problemi qëndron te rezultati konkret i formulës së propozuar. Sipas Gjykatës së Lartë, kjo nuk e realizon standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, për arsye se Kushtetuesja ka kërkuar një referencë dinamike, të lidhur me një pagë që rritet herë pas here dhe që ruan nivelin e mbrojtjes financiare të magjistratit. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë propozon që ligji të mos fiksojë koeficientin 0.38, por të caktojë një mekanizëm që garanton standardin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ruajtjen reale të nivelit të pagës.Gjykata e Lartë kërkon që formula prej 0.38 të rishikohet, në mënyrë që paga referuese të përmbushë standardin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese; të bëhet një ndarje e qartë e rregullimit për të ardhmen nga pagesat e prapambetura, për të cilat pasoja juridike është prodhuar pas datës 31 korrik; si dhe të shmangen efektet automatike mbi funksionarët e tjerë publikë.Kuvendi ka hapësirë për të zgjedhur formulën, por jo për të mos zbatuar standardin kushtetues. Ligji i ri duhet ta zgjidhë çështjen për të ardhmen, por pa fshirë pasojën e vendimit të Kushtetueses. Qëllimi nuk është miratimi i një ligji, por miratimi i një ligji që zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Share Ora 14:10 Pagat e magjistratëve/ KLP kundër draftit të PS: Rritje minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet drafti i PS-së për pagat e magjistratëve, me seanca dëgjimore me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e propozuar nga socialistët, duke e cilësuar rritjen minimale dhe shumë larg përllogaritjes së bërë nga vetë Këshilli. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.“Këshilli ka vlerësuar se, në një ndërhyrje në sistemin e pagave të magjistratëve, duhet të shihet oportuniteti për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm, jo thjesht një ndërhyrje për të përmbushur formalisht detyrimin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Në vijim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka kaluar edhe afati i 31 korrikut, Këshilli ka diskutuar në seanca se ku duhet të jetë paga referuese.Pavarësisht kësaj, ne ndonëse nuk jemi njohur në detaje me projektligjin që është kaluar dje nga Komisioni i Ekonomisë, në referim të atij informacioni që kemi marrë për një rritje 0.02%, pra një rritje që është minimale krahasuar me atë që ka përllogaritur vetë Këshilli, do të thoja se ka një diferencë shumë të madhe. Nuk reflekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe standardin që vetë referimi i pagave ka bërë për sistemin e administratës shtetërore”, u shpreh Mirela Bogdani duke theksuar vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për zbatim. Share Ora 12:54 Pagat e magjistratëve/ Gogu kritika Kuvendit: Humbëm afatin e 31 korrikut! Por, pagat përcaktohen me ligj, boshllëkun s’e merr kush mbërrin i pari Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet drafti i PS për pagat e magjistratëve, ministri i Drejtësisë Toni Gogu kritikoi Kuvendin për humbjen e afatit të 31 korrikut për të miratuar formulën e re për pagat e magjistratëve. Megjithatë, ai tha se vonesa nuk mund të ndryshojë ndarjen e kompetencave mes pushteteve dhe se pagat përcaktohen me ligj nga Kuvendi.“Është një çështje shumë e rëndësishme. Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut, kjo është një gjë që nuk ka nevojë të justifikohemi. Bylykbashi ngriti disa pikëpyetje për rolin ligjvënës, dhe ne jemi të hapur për përgjegjësinë që na takon për këtë proces.Dua të them një gjë shkoqur, nuk besoj se vonesa e Kuvendit të sillte përplasje mes pushteteve. Edhe projektligji që vjen bën pikërisht këtë gjë, një ndreqje të një gabimi që është bërë. Thelbi është te pyetja se kush duhet të vendosë për pagat? Dhe këtë e thotë vetë Gjykata Kushtetuese, që e vendos vetë Kuvendi dhe e vendos me ligj”, tha Gogu.Ministri theksoi se mosveprimi i Kuvendit brenda afatit nuk mund t’ia kalojë kompetencën për pagat një institucioni tjetër.“Një boshllëk ligjor, sado i krijuar prej nesh, nuk është një kompetencë e lirë që e merr kush mbërrin i pari. Përgjigjja ndaj vonesës sonë është që Kuvendi të bëjë detyrën e vet, jo që arkitektura kushtetuese të rishkruhet nga nevoja e momentit”, tha Gogu. Share SI.E./ReportTv.al pagat e drejtesise Komisioni i ligjeve KLP gjykata e larte mirela bogdani PD PS toni gogu Gerd Hoxha Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.9% Të gabuar 65.6% Nuk e di 6.5% Vota total: 675 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?