Lajme Zone
Pagat e magjistratëve/ Leka: Dërgojuni një foto të elektriçistit të rënë në krye të detyrës në Tropojë sot dhe pagën e tij, mbase turpërohen ndopak!
PolitikëABC News Albania

Pagat e magjistratëve/ Leka: Dërgojuni një foto të elektriçistit të rënë në krye të detyrës në Tropojë sot dhe pagën e tij, mbase turpërohen ndopak!

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë efektin e parë në gjykata.

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë efektin e parë në gjykata.

Administrata në Dhomën Penale dhe atë Civile të Gjykatës së Tiranës dhe në Apelin e Përgjithshëm bojkotuan këtë të martë shërbimet, duke bllokuar seancat gjyqësore në pritje të zgjidhjes. Në këtë gjykatë do të zhvillohen vetëm seancat për masa sigurie.

Analisti Martin Leka thotë se lidhur me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit që të caktojë pagat. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Shqipëria nuk është republikë e gjykatësve, por republikë parlamentare.

Sipas analistit Leka, opozita po tenton ta kthejë çështjen në politike.

“Ky është mjerim i madh, po të kujtojmë sa poshtë ka rënë morali i gjyqtarëve për pagat. Kushtetuta e thotë qartë, sistemi i pagave, kanë rregulla, kanë ligje. Unë mendoj se shteti, parlamenti ka të drejtë. Gjyqtarët dhe prokurorët, me këtë konflikt të panevojshëm, i kanë dhënë minuse vetes, besnikërisë tek publiku i gjerë. Opozita është për t’i qarë hallin pastaj. Gazment Bardhi, e di fare mirë sesi operohet dhe çfarë rrjedh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është republikë e gjykatësve, por republika parlamentare e Shqipërisë.

Si ka mundësi që proteston administrata, që nuk ka obligacion nga ky ligj. Mendoj se thjesht kanë shkuar të mbështesin Kadiun për servilizëm. Zoti Balla e thotë, në bazë të Kushtetutës, nuk përbën problem për ta futur në rend dite. Ata janë nisur nga gjykata kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por kjo është bërë me një parlament me 140 vota pro dhe është strukturë e posaçme. Prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë, nuk mund të krahasohen me rregullat dhe çfarë vështirësish ka në SPAK dhe GJKKO. Opozita është në lojën e vet”, theksoi ai.

Leka përmendi edhe ngjarje e rëndë të ndodhur në Tropojë, ku një elektriçist ra krye të detyrës. Leka tha se magjistratëve duhet t’u dërgojnë foto të tij dhe pagën që merrte, ku mbase turpërohen ndopak për bojkotin që po kryejnë.

“Dërgojuni gjyqtarëve e prokurorëve një foto të elektriçistit të rënë në krye të detyrës në Tropojë sot dhe pagën e tij! Mbase turpërohen ndopak”, shtoi Leka ndër të tjera./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet martin leka