Lajme Zone
Pagat e magjistratëve, Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve, Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

Në mbrojtje të pavarësisë dhe funksionimit të rregullt të pushtetit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar institucionalisht ndaj bllokimit të pagave të magjistratëve dhe administratës gjyqësore, duke paraqitur padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Në mbrojtje të pavarësisë dhe funksionimit të rregullt të pushtetit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar institucionalisht ndaj bllokimit të pagave të magjistratëve dhe administratës gjyqësore, duke paraqitur padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Padia, e dorëzuar më 11 shtator 2026 dhe e nënshkruar nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara, ka dorëzuar një padi zyrtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër Ministrisë së Financave dhe Degës së Thesarit Tiranë. Në padi kërkohet konstatimi i paligjshmërisë dhe shfuqizimin e shkresës nr. 14110 të datës 2 shtator 2026 të Ministrisë së Financave, e cila pezulloi urdhër-shpenzimet nr. 190 deri 196 të dërguara në bankat tregtare që kanë të bëjnë me pagat e magjistratëve. Gjithashtu kërkohet një masë sigurimi padie për të pezulluar menjëherë efektet e aktit të Ministrisë së Financave dhe për të zhbllokuar sistemin e Thesarit. Dokumenti i plotë: kerkese padi_260911_114947Download Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO