Gjykatësja e Floridës, Enjolique Lett, ka vendosur që presidenti amerikan Donald Trump duhet t'u dorëzojë avokatëve të BBC-së dokumentet e tij financiare në kuadër të padisë për shpifje me vlerë 10 miliardë dollarë që ka ngritur ndaj transmetuesit britanik. Avokatët e Trump e kundërshtuan vendimin, duke e cilësuar atë "të parakohshëm, të papërshtatshëm dhe veçanërisht të ashpër". LEXO edhe...Pas Botërorit, Donald Trump ka një plan tjetër për Infantinon, e do sekretar të përgjithshëm të OKB-së Padia është ngritur në një gjykatë të Floridës dhe lidhet me një dokumentar të emisionit "Panorama", të transmetuar në vitin 2024, që trajtonte trazirat në Kapitolin e SHBA-së. Trump pretendon se një dokumentar i BBC-së i shkaktoi dëme financiare dhe në reputacion, ndërsa rrjeti britanik kërkon të verifikojë këto pretendime. BBC kërkoi dokumentet financiare të "Donald J. Trump Revocable Trust", fondi që mban interesat dhe asetet e biznesit të presidentit dhe administrohet nga djali i tij i madh. Gjykatësja Lett pranoi kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi. Përfaqësuesit ligjorë të Trump e cilësuan kërkesën e BBC-së si një "ekspeditë peshkimi", ndërsa avokatët e transmetuesit argumentuan se dokumentet janë të nevojshme për të vlerësuar ndikimin financiar që, sipas Trump, ka pasur dokumentari. Sipas dokumenteve të gjykatës, kërkesa është bërë pasi Trump pretendon se interesat e tij financiare janë dëmtuar nga veprimet e BBC-së dhe se ai është përfituesi i vetëm i fondit që zotëron ose lidhet me afro 400 subjekte. BBC po kërkon gjithashtu rrëzimin e padisë, duke argumentuar se ajo mund të ketë një efekt frenues mbi raportimin për figurat publike dhe ngjarjet. Transmetuesi britanik ka kundërshtuar edhe juridiksionin e gjykatës në Florida, me argumentin se dokumentari nuk është transmetuar në atë shtet dhe as në SHBA. U.D/ReportTv.al bbc donald trump Florida SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 4323 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
