Prova e parë pas largimit te Lionel Messi-t ka shkuar mirë për Argjentinën që fitoi 4-0 kundër Bolivisë në miqësore. Finalistët e Botërorit treguan dëshirë në fushë dhe mbi të gjitha kanë lojtarë të cilët bëjnë diferencën siç është Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit, i cili pas largimit të Messi-t është zgjedhur edhe kapiten i tretë te Argjentina, zhbllokoi shifrat me një lëvizje dhe goditje shumë të bukur brenda zonës. Për Lautaro Martinez, i cili pak javë më parë mbushi 29 vjeç, ky ishte goli i 41 me ekipin kombëtare, duke u bërë sulmuesi i tretë më me shumë gola te Argjentina në histori. Një rekord që e ndan me Kun Aguerro-n, por që me shumë mundësi Lautaro sheh për më lart. LEXO edhe...Pritet të njoftojë lamtumirën nga Kombëtarja, prapaskenat e largimit të Ronaldos! Trajneri dhe presidenti e ndoqën deri në aeroport Para Lautaro-s me ekipin kombëtar është Gabriele Batistuta me 55 gola si dhe i paarritshmi në dukje Lionel Messi, i cili ka shënuar me Argjentinën 125 herë. Share Ne.k./ReportTv.al Argjentina lautaro martinez Nico Paz bolivi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.7% Jo 23% Jam i/e dyzyuar 4.2% Vota total: 1464 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

