Lajme Zone
Identifikohet një tjetër nga shitësit e drogës në shkollat e Tiranës, bie në pranga 18-vjeçari
Të tjeraReport TV

Identifikohet një tjetër nga shitësit e drogës në shkollat e Tiranës, bie në pranga 18-vjeçari

Një 18-vjeçar, një nga 52 shpërndarësit që shisnin drogë në shkollat e Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Ky arrestim vjen vetëm një ditë pas atij të Orges Ferazinit, një tjetër prej anëtarëve të 8 grupeve të shpërndara në kryeqytet duke e çuar numrin total të të arrestuarve në 40. LEXO edhe...Veliaj kundër 'Territoriales', letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar! Për bashkimin e Rina

Një 18-vjeçar, një nga 52 shpërndarësit që shisnin drogë në shkollat e Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Ky arrestim vjen vetëm një ditë pas atij të Orges Ferazinit, një tjetër prej anëtarëve të 8 grupeve të shpërndara në kryeqytet duke e çuar numrin total të të arrestuarve në 40. LEXO edhe...Veliaj kundër 'Territoriales', letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar! Për bashkimin e Rinasit me Bashkinë e Tiranës të bëhet vlerësim i plotë (DOKUMENTI) I përfshirë në rrjetin e shpërndarësve është edhe një ish-efektiv, Engrid Henaj, i përjashtuar nga policia që në 2017 për vjedhje. Hetimi për identifikimin e shpërndarësve është zhvilluar gjatë 4 muajve, kur agjentët e infiltruar kanë simuluar edhe blerje të heroinës e kokainës. Lëndët narkotike shpërndaheshin me monopatina, taksi e motorë picash. Njoftimi i policisë -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al policia e tiranes Tirane arrestim Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73% Jo 22.9% Jam i/e dyzyuar 4.1% Vota total: 1535 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?