Lajme Zone
OVL-UÇK paralajmëron përshkallëzim të veprimeve nëse nuk votohet Ligji për Specialen
PolitikëTelegrafi

OVL-UÇK paralajmëron përshkallëzim të veprimeve nëse nuk votohet Ligji për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, do të të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, duke i ftuar edhe qytetarët të marrin pjesë dhe të shprehin pakënaqësinë ndaj pushtetit që nuk po votohen menjëhershëm në të dy leximet plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, do të të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, duke i ftuar edhe qytetarët të marrin pjesë dhe të shprehin pakënaqësinë ndaj pushtetit që nuk po votohen menjëhershëm në të dy leximet plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit.Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për SpecialenKategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurti, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel.Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës.Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi.Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.