OSHEE Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për ndërprerje të energjisë në disa fshatra të bashkisë së Malësisë së Madhe.
Si pasojë e motit të keq, i cili ka prekur kryësisht zonat e thella të vendit, janë regjisturar disa problemet me furnizimin me energji elektrike. Sipas OSHEE në Malësi të Madhe, ndërprerja e energjisë është regjistruar në të gjithë luginën e Shkrelit, në zonën e Gruemirës, si dhe në fshatrat Buzë-Uji dhe Zagorë.
OSHEE Malësi e Madhe Paraditen e sotme është raportuar për ndërprerje edhe në një zonë të fshatit Vermosh. Ndërkohë, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

